Vazhdojnë ‘ndëshkimet’ për pronarët e lokaleve, nuk mbyllin lojërat e fatit

Vazhdojnë ‘ndëshkimet’ për pronarët e lokaleve, nuk mbyllin lojërat e fatit

100
0
Shares

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 27-vjecar, pasi nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, proceduan në gjendje të lirë shtetasin:  F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. I riu  veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e  policisë.

Kujtojmë këtu se në disa muaj janë proceduar penalisht disa pronarë të lokaleve, ndërsa policia ka njoftuar gjithmonë për raste të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY