I vetmi deputet që nuk pranoi të djegë mandatin, zbulohet arsyeja

I vetmi deputet që nuk pranoi të djegë mandatin, zbulohet arsyeja

1053
0
Shares

Edhe LSI vendosi unanimisht të djegë mandatet për tiu bashkuar kështu PD.

Ajo që u mësua ishte fakti se një prej deputetëve të LSI nuk ka pranuar  të djegë mandatin. Gjatë mbledhjes në seli, pati shumë përplasje, ku në fund Lefter Koka ka vendosur që të kundërshtojë vendimin e grupit, duke mos e djegur mandatin e tij, të fituar në qytetin e Durrësit.

Nuk dihet nëse ai do ti bashkohet PS-së si ish-kolegu i tij Robert Bitri,apo do të jetë ‘opozita’ në Parlamentin e ri që do të përbëhet vetëm nga mazhoranca.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga deputeti Koka, por anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi shkruan në rrjetet sociale se cili është shkaku i këtij vendimi.

Sipas tij, ka të bëjë më aferën e inceneratorëve, për të cilën ka firmosur edhe Lefter Koka dhe se tani “po hedh vallen e Ramës”.

Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për ketë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfarë halli i madh i ka zanë?”, shkruan Malltezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY