Aksioni Opozitar, Noka: Nuk e kemi luftën me PS-në, por me Rilindjen

Aksioni Opozitar, Noka: Nuk e kemi luftën me PS-në, por me Rilindjen

112
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, zbuloi diskutimet në Grupin Parlamentar të PD-së për djegien e mandateve dhe si erdhi opozita deri në këtë pikë.

“Shqipëria është nën pushtetin e bandave dhe kanabisit. Shqipëria është bërë bazë e laboratorit të kokainës. Kemi bërë të gjitha përpjekjet duke e denoncuar. Ky është regjim, jo shtet normal. Kemi kërkuar të kishte përgjegjës devijimin e vullnetit të qytetarëve. Ezauruam cdo formë mundësie komunikimi. Kishim vetëm një dritare ku mund të flisnim, ishte parlamenti. Por kryeministri ka të gjitha pushtetet dhe mediat. Kryeministri nuk është legjitim. Iu drejtuam qytetarëve në këto kushte, zgjidhja erdhi nga ata; kudo ndihej fjala revoltë. Atje nuk ka mandate të popullit, por të krimit të organizuar. Ishte vendim unanim i grupit, asnjë dyzim, asnjë kontestim, foli sovrani”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

Deputeti I qarkut Kukës u shpreh se, luftën nuk e kanë me socialistët, por me Rilindjen, sikur tha ai, që përveç të tjerave po pushton PS-në.

“Edi Rama mund të bëjë gjithçka që të tentojë që të blejë, por garancia janë qytetarët që pamë në datë 16 shkurt. Rama do ta ketë punën me qytetarët nëse tenton të blejë. Lule do të jetë fati që pati regjimi i Ramiz Alisë në krahasim me atë që do të pësojë Rama. Nuk e kemi luftën me PS-në, por me sektin e Rilindjes, që është shumë i rrezikshëm, ka tentuar si kancer që të pushtojë Partinë Socialiste. Në protestë kishte edhe socialistë, madje komshinj të mitë”, u shpreh Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY