Shkarkimet në bashki, Idrizi-Veliajt: Je qesharak, është shpejt të sillesh si Kryeministër

Shkarkimet në bashki, Idrizi-Veliajt: Je qesharak, është shpejt të sillesh si Kryeministër

183
0
Shares

Menjëherë pas lajmit të shkarkimit të dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga radhët e PDIU-së, vjen edhe reagimi i kësaj force politike.

Kryetari i PDIU-së Idrizi e quajti vendim sa hakmarrës aq edhe qesharak atë të kryebashkiakut Veliaj dhe thotë se e drejta për të protestuar është e drejtë e çdo qytetari.

Idrizi nuk nguron t’i japë edhe një mesazh personal Veliajt kur thotë se është shumë shpejt të sillet si Kryeministër.

 Reagimi i plotë i Idrizit:

Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng…
Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.
Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.
Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY