Shehu: Djegia e mandateve, domosdoshmëri, vendi në dorë të krimit

Shehu: Djegia e mandateve, domosdoshmëri, vendi në dorë të krimit

109
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se vendimi i sotëm për djegien e mandateve nuk është një sakrificë e deputetëve demokratë, por një zgjidhje politike për situatën tragjike ku ndodhet vendi.

“Dua të them se sot i gjithë grupi parlamentar i PD, mbështeti propozimin e kryetarit, zt.Basha për të shpallur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky propozim gjeti përkrahjen edhe të aleatëve tanë.

Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshëm konform situatës alarmante që kalon vendi. Konform një vendi që po merret në dorë nga krimi dhe ku kërkohet të ndryshohet linja e ecjes së tij drejt Perëndimit, drejt një linje tjetër që askush nuk e ka dëshiruar kurrë, tha ai në Ora News.

Unë nuk e konsideroj këtë një vetësakrificë që bënë deputetët e PD-së. Tregon një përgjigje politike të qartë dhe të prerë ndaj problemeve të situatës tragjike ku është vendi ynë sot për të rivendosur votën e lirë të shqiptarëve”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY