Djegia e mandateve, çfarë do të bëjë opozita? Basha takon aleatët

Djegia e mandateve, çfarë do të bëjë opozita? Basha takon aleatët

107
0
Shares

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave, kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon takimin me të gjithë aleatët.

Burimet bëjnë me dije se Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.

Pak më herët, Basha zhvilloi takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, takim i cili zgjati rreth 60 minuta. Ajo do të mbledhë LSI në orën 17:00.

PD sot vendosi unanimisht djegien e mandateve, propozim që të gjithë deputetët e mbështetetën si alternative për të ndryshuar gjendjen politike në vend.

Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeveri në flagrancë duke vjedhur votat e qyt shqiptarë, për shkak të kapjes në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, kapje së së drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes së të drejtave të njeriut që kanë shkaktuar një situatë të pa precedentë të krizës politike dhe gjendjes katastrofale të mjerimit sociale, duke mbështetur propozimet e opozitës, për një qeveri tranzitore, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, tha më herët Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY