Zv.Kryeministri i paraprin Ramës, reagon menjëherë pas vendimit të PD

Zv.Kryeministri i paraprin Ramës, reagon menjëherë pas vendimit të PD

361
0
Shares

Pas vendimit unanim të  PD për djegien e mandateve, ka ardhur dhe reagimi i parë nga mazhoranca.

Përmes një postimi në Twitter, zv.kryeministri Erion Brace thotë se PD digjet tani pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.

Pse digjen tani? Sepse nuk i bejne me dot asgjë Reformes ne Drejtesi; As #SPAK e as #BKH, as #GjKUSHTETUESE, as #GjseLarte, te gjitha ne pune shume shpejt! Mekanizmi kushtetues #Cmonton #BllokiminngaKuvendi. Te parëndësishëm shume shpejt!-
Arsye e forte apo jo?! Vetedjegia buron nga deshperimi i madh!
Arsyeja eshte #ReformaPerpara pa pyetur per bllokimin me tym e flake, hekur e beton, vote e bojkot prej tyre!
– shkruan Braçe.

Kujtojmë se lideri demokrat propozoi këtë vendim, si një mesazh i qartë që i kishte ardhur nga qytetarët që dolën në protestë.

Ndërkaq në mbledhjen e grupit u vendos:

Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.

Te mandatohet kryetari Basha te mbledh keshillin kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar

Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY