Deputetët pro djegies së mandateve, çfarë vendimesh mori grupi i PD

Deputetët pro djegies së mandateve, çfarë vendimesh mori grupi i PD

107
0
Shares

Partia Demokratike vendosi unanimisht për djegien e mandatave. Këtë e njofoti vetë kreu i PD, Lulzim Basha i cili në deklaratën për mediat, listoi dhe arsyet pse PD shkoi drejt këtij vendimi.

Sipas Bashës, vendi ndodhet në gjendje emergjente dhe se do të ngrihet një grup pune për të analizuar teknikalitetet për djegien e mandateve.

Ndërkaq në mbledhjen e grupit u vendos:

  1. Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.
  2. Te mandatohet kryetari Basha te mbledh keshillin kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar
  3. Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.

Nga ana tjetër, LSI ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për qëndrimin që do të mbajnë për mandatet, por kemi patur disa reagime nga deputetë të ndryshëm të cilët nuk e kanë mohuar këtë mundësi dhe për LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY