9 vjet bashkë me Ermalin, Ami rrëfen sesi e theu rregullin e...

9 vjet bashkë me Ermalin, Ami rrëfen sesi e theu rregullin e dëgjuar në dasmën e tyre

295
0
Shares

Thuhet se nëse dhëndri e sheh nusen me fustan të bardhë, përpara se të martohen, kjo sjell fat të keq. Nuk dihet sesa i vërtetë mund të jetë ky supersticion, por ka çifte të cilat e besojnë.

Por Ami dhe Ermali duket se e kanë thyer këtë rregull të vyer që respektohet prej vitesh në Shqipëri.  Vetë Ami në ‘Lufta e Nuseve’ ka rrëfyer se së bashku me Ermalin kanë zgjedhur fustanin e nuses, para se të kurorëzonin martesën e tyre.

Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet tona. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjidhin fustanin me burrin e ardhshëm”, ka treguar Ami para kamerave.

Pas 9 viteve martesë, nuk mund të themi se ky rregull u ka prishur punë të dyve, pasi ata janë më të lumtur se kurrë dhe pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY