”Kemi marrë vendim historik”, Berisha reagon për djegien e mandateve

”Kemi marrë vendim historik”, Berisha reagon për djegien e mandateve

200
0
Shares

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është pro djegies së mandateve. Në selinë blu po vazhdohet ende të diskutohet për këtë akt politik, ndërsa shumica e deputetëve janë shprehur pro propozimit të Bashës.

Berisha ka qenë një nga nismëtarët për djegien e mandateve. Ai thotë se është koha që PD të përballet me regjimin që ka përballë.

Reagimi i Berishës:

Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë nje vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojne të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë rregjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë.

Ndërkohë disa prej deputetëve të tjerë kanë debatuar përsa i përket këtij propozimit. Ervin Salianji ka dalë kundër duke dhënë këtë arsye.

”Pavarësisht ekzaltimit të njerëzve jam kundër djegies së mandateve pa i menduar mirë teknikalitetet. Kjo sepse nuk i dihet kush vjen poshtë nga lista e PD-së dhe bëhet deputet. Duhen sqaruar teknikalitetet dhe ti djegim që sot mandatet, ka thënë Salianji.

Ndërsa deputetë si Noka, Shehaj, Balliu, Duka, Pampuri, Spaho kanë rënë dakord duke kërkuar zbatimin e tij sa më shpejt, në mënyrë që të rreshtohen krahë qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY