I mbijetoi dy atentateve, policia arreston ‘Çipurin’

I mbijetoi dy atentateve, policia arreston ‘Çipurin’

132
0
Shares

I vetmi i mbijetuar nga atentati me armë zjarri i një dite më parë në Vlorë, është Armando Sulejmani, i cili është arrestuar nga policia e Vlorës.

Masa e arrestit i është komunikuar në spital ku edhe po merr mjekim. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi i është gjetur në posedim një pistoletë.

Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, është i plagosuri, ndërsa dy personat që e shoqëronin mbetën të vrarë. Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i Armando Sulejmanit dhe shoku i tij.

Çipuri është i njohur dhe më parë. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur në muajin tetor të vitit 2017. Një histori e gjatë hakmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si “Masakra e Çoles”.

Në 2016 ai mundi ti shpëtonte atentatit pasi iu kundërpërgjigj breshërive të armëve. Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën. Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më shumë se 15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës. Mes të shoqëruarve janë persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë dhe që kanë patur konflikte të mëparshme.

Një pjesë pistave që po hetohet është edhe ajo e njohur në Vlorë si seria e hakmarrjes së Llanajve, përgjegjës për masakrën me tre viktima të Çolës, pasi Sulejmani është dyshuar si porositës i atentatit ndaj Ferdinand Llanajt në vitin 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY