Basha këmbëngul për djegien e mandatave, Rama skeptik: Nuk do gjejnë konsesus

Basha këmbëngul për djegien e mandatave, Rama skeptik: Nuk do gjejnë konsesus

171
0
Shares

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, mësohet se çfarë është folur dhe diskutuar në mbledhje.

Burime nga PD, thonë se lideri demokrat Basha ka përsëritur dhe njëherë qëndrimin e tij për të djegur mandatet.

“Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore na takon ne të udhëheqim shqiptarët”, mësohet të jetë shprehur Basha.

I vetmi deputet i cili është shprehur kundër ka qënë Ervin Salianji, ndërsa ende pritet të ketë diskutime të tjera para se të merret vendimi.

Nga ana tjetër dhe partia socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku mësohet se Rama është shprehur skeptik për dorëzimin e mandateve të opozitës. Ai thotë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi nuk kanë konsesus.

Burime bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar të tijve që të fokusohen te zgjedhjet lokale të Qershorit, pavarësisht lëvizjeve që ka ndërmarrë opozita.Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët socialistë, jashtë mbledhjes së grupit, ku theksuan se vendi nuk do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

‘’Organizim për zgjedhjet vendore pavaresisht ç’bën opozita”, mësohet të jetë shprehur Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY