Djegia e mandateve, PD mbledh grupin parlamentar

Djegia e mandateve, PD mbledh grupin parlamentar

134
0
Shares

Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet sot një ditë pas propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve si i mesazh i qartë i ardhur nga protesta e së shtunës.

Burime nga PD, bëjnë me dije se sot në orën 10.00 është parashikuar mbledhja e grupit të PD me kreun Basha të diskutuar për këtë vendim politik.

Në një konferencë për shtyp, dje Basha sqaroi së propozimi vjen si një reflektim i protestës para kryeministrisë.

Mori përmasat e një referendumi, ndaj jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se kam lexuar vullnetin tuaj, grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të PD, djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të aspiratës së ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare dhe e pandalshme, mbrojtjen e  demokracisë dhe shtetin e së drejtës, qeveri trazitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundoi Basha.

Kujtojmë se disa prej deputetëve të opozitës në qëndrimet e tyre e kanë mbështetur këtë propozim, duke theksuar rëndësinë e demokracisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY