Banorët e Unazës Re paralajmërojnë Ramën: “Ik ose të enjten na prit...

Banorët e Unazës Re paralajmërojnë Ramën: “Ik ose të enjten na prit në Parlament”

141
0
Shares

“Ne do të marrim masat tona dhe të enjtën Edi Rama do ta kuptojë se kush janë shqiptarët përpara Parlamentit të votave të vjedhura”. Kjo ishte deklarata e njërit prej banorëve të Astirit, të cilët kanë dalë edhe sot në ditën e 105 të protestës së tyre kundër vijimit të projektit tek Unaza e Re, pasi për ta ky është një projekt korruptiv duke sjellë edhe shembjen e dhjetra banesave .

“Helmoi në protestën e djeshme qytetarët me gaz helmues, policia dhunoi qytetarët të cilët shtrohen nëpër komisariate dhe zyra duke pirë birra dhe Wisky. Ne nuk kemi vetëm mbështetje politike por kemi mbështetje mbarëkombëtare, por nuk kemi mbështetjen e këtyre hajdutëve. Ju na sulmoni me bomba të blera në Serbi por hajde në Unazën e Re dhe shikojeni po ua mbajti”, – tha njëri nga banorët.

Ata kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama se me antimitingun në Vlorë ai tentoi ti përçante shqiptarët duke dhënë mesazhin e diferentizmit Jug-Veri, por sipas tyre, shqiptarët janë jug-veri janë një dhe askush nuk mund t’i ndajë dhe përçajë.

 Ata paralajmëruan se të enjtën do të shkojnë në Parlament dhe të hedhin në plehra kriminelët.

“Ditën e enjte ne do të vijmë në Parlament dhe do t’ju hedhim në koshin e plehrave. Ty të erdhi keq për një kërpurdë që prishën protestuesit dje, por nuk të vjen aspak keq për dy mijë banorë që po tenton t’i nxjerrësh në mes të katër rrugëve”,– tha një protestuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY