Ironia e Berishës: Në këtë vend lirohen vrasës dhe arrestohen 15 qytetarë,...

Ironia e Berishës: Në këtë vend lirohen vrasës dhe arrestohen 15 qytetarë, për kërpudhën

150
0
Shares

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht deputet i PD ka ironizuar qëndrimin e Ramës pas dëmtimit të kërpudhës së vendosur pranë godinës së kryeministrisë.

Policia ka arrestuar deri më tani 15 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim rreth 7 të tjerë.

“Në vendin që liron vrasësit dhe nderon trafikantët e përdhunuesit, arrestohen 15 qytetarë, për kërpudhën!”, shkruan  Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit.

Në fakt i i referohet rastit të Dritan Dajtit, ky gjyqtarët lehtësuan dënimin me burgim të përjetshëm dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar, falë se cilës përfiton 25 vjet burg (10 prej të cilave të kryera nga 2009-ta).

Kujtojmë se Rama shprehu keqardhjen për kërpudhën ditën e djeshme ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, i kërkonte falje Carsten, artistit që i kishte dhuruar këtë vepër arti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY