Vasili pyet: Qeveria me gaz helmues luftarak kundër qytetarëve, pse heshtin ambasadorët?

Vasili pyet: Qeveria me gaz helmues luftarak kundër qytetarëve, pse heshtin ambasadorët?

108
0
Shares

Përdorimi i gazit lotsjellës në protestën e djeshme, i cili përmbante kimikate shumë të dëmshme shkaktoi jo pak reagime.

Shumë duke nxjerrë përmbajtjen e tyre, e cilësuan si një akt të pastër për të lënduar protestuesit.

Ndërkohë, në një reagim të sotëm, dhe Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është bashkuar qëndrimeve dhe kritikave.  Vasili ngre pikëpyetjen se përse ambasadorët nuk reagojnë ndaj qeverisë, që sipas tij “provokoi me gaz helmues luftarak qytetaret protestues”.

REAGIMI I TIJ:

“Qeveria me gaz helmues luftarak kunder qytetareve, pse heshtin ambasadoret???

Dje qeveria provokoi me gaz helmues luftarak qytetaret protestues.

Gazi helmues luftarak perdoret kunder armiqve dhe jo masivisht kunder qytetareve sic beri qeveria dje.

Pasojat kohegjata mbi shendetin e njerezve deri edhe ne vdekje jane provuar shkencerisht.

Pse heshtin ambasadoret perpara nje provokimi kriminal te qeverise,qe trajton qytetaret si armiq???

Çfare i pengon ata qe te distancohen prere nga nje sjellje kriminale e nje qeverie ne minorance?

Pse mbyllin syte ambasadoret perpara mijra qytetareve,gazetareve,policeve,te moshuarve e te rinjve,qe nxjerrin shkume nga goja nga gazi helmues i qeverise?

Po ju ve ne dispozicion edhe artikull shkencor qe te iluminojne arsyen edhe ndërgjegjen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY