DETAJE/Atentati në Vlorë me dy viktima, policia jep informacione zyrtare

DETAJE/Atentati në Vlorë me dy viktima, policia jep informacione zyrtare

174
0
Shares

Policia e Vlorës nuk ka ende informacione të detajuara për krimin e rëndë të ndodhur para pak minutash në qytetin e Vlorës.

Zyrtarisht ajo çfarë konfirmohet është se janë dy viktima dhe një i plagosur.

Sipas policisë,  në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një tjetër. Policia deklaron se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit.

Në vend janë ende gëzhojat e shumta të armëve të përdorura. Burimet policore thonë se kemi të bëjmë me një atentat të pastër. Të dy viktima kanë qenë në një makinë, por nuk dihet se cili ka qenë shënjestra.

“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY