Operacion antidroge në Belgjikë e Zvicër, shkatërrohet banda shqiptaro-belge

Operacion antidroge në Belgjikë e Zvicër, shkatërrohet banda shqiptaro-belge

258
0
Shares
Foto Ilustruese

Një hetim që kishte nisur në Belgjikë nga Policia Gjyqësore Federale e Leuvenit, me mbështetjen e ‘EUROPOL’-it, ka sjellë arrestimin e dhjetërave persona. Mësohet se të arrestuar ishin pjesë e bandës me trafikantësh droge e përbërë nga shqiptarë dhe belgë.

Arrestimet janë bërë në Belgjikë dhe Zvicër, ndërsa gjithë rrjeti është shkatërruar.

DETAJE NGA OPERACIONI 

Autoritetet belge nisën hetimet në vjeshtën e vitit 2017, pasi policia kishte marrë informacione se një organizatë belgo-shqiptare do të trafikonte, import-eksport, sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Bastisjet policore që u kryen mes datave 4 dhe 6 shkurt rezultuan në arrestimin e 22 të dyshuarve dhe burgosjen e 6 të tjerëve nga autoritetet në Leuven.

Policia ndërhyri në 24 banesa në Belgjikë, ndërsa në të njëjtën kohë u zhvilluan kontrolle edhe në Zvicër, raportoi këtë të premte ‘EUROPOL’.

Policia zbuloi 6 plantacione, me 4.500 rrënjë kanabisi gjithsej, ndërsa ajo që bie në sy gjatë operacionit ishte gjetja e një plantacioni kanabisi me 1.000 rrënjë brenda një ish-klubi striptizmi. Sa i përket operacionit, një sasi e madhe kanabisi, armësh zjarri, jelekësh antiplumb dhe 10 mijë euro ‘cash’ u sekuestruan nga forcat policore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY