Hetimet për 30 kilogramë heroinë që u e gjet e fshehur në kamionin me dru janë zgjedhur, janw pasuar me detaje të reja.
Mësohet se nga hetimet paraprake, në polici kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe pronari i firmës së druve të zjarrit.
Sipas policisë, këta persona kanë dijeni për drogën dhe prandaj janë ndaluar. Nga ana tjetër, shoferi është shprehur se nuk kishte asnjë dijeni për drogën që kishte në kamion.
Ai mësohet se është shprehur se ka marrë mjetin dhe është nisur për në destinacionin që kishte, duke mos e pranuar se po transportonte drogë.
Por policia thotë se ai ka pasur dijeni për drogën, që ka origjinën në Turqi dhe do të përfundonte në Itali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/