Aksidentoi për vdekje të riun në Elbasan, kapet pas 4 ditësh autori

Aksidentoi për vdekje të riun në Elbasan, kapet pas 4 ditësh autori

96
0
Shares

Policia ka identifikuar dhe  ndaluar  autorin e dyshuar të aksidentit me vdekje të një 24-vjeçari në Elbasan (kliko për më shumë).

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi H.P, 51 vjeç,  banues në Elbasan.

Ai përplasi për vdekje shtetasin me inciale G.H në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji dhe u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar hetimore, bazuar në provat shkencore të grumbulluara bënë  identifikimin  dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H.,  ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri,  ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes” sqaron policia.

Nga veprimet e mëtejshme  hetimore të kryera,  u proçeduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas,  për veprat  penale “Moskallzim krimi” dhe “Kallzim i rremë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY