Gaz lotsjellës ndaj protestuesve, deputeti: Ishte gaz neuroparalitik, i paligjshëm

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve, deputeti: Ishte gaz neuroparalitik, i paligjshëm

119
0
Shares

Gjatë protestës së sotme, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ku jo pak herë ata u lënduan nga substanca e dëmshme dhe shumë prej tyre paraqitën gjendje të fikëti.

Deputeti i LSI Edmond Panariti e ka dënuar këtë akt, duke dhënë dhe arsyet nga ana ligjore.

A është i ligjshëm dhe i moralshëm përdorimi i gazit helmues lotsjellës në protestën qytetare? Përdorimi i gazit lotsjellës është i ndaluar për t’u përdorur në operacione ushtarake sipas konventës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike të vitit 1993. Shqipëria e ka firmosur këtë konventë krahas 190 vendeve të tjera”, shkruan në Facebook deputeti i LSI-së.

Përdorimi në mënyrë të kufizuar i këtij gazi për të neutralizuar persona të dhunshëm është i parashikuar, por vetëm nën kontroll procedurial rigoroz dhe të orientuar ekskluzivisht ndaj individit dhe individëve të dhunshëm. Madje, edhe në të tilla raste, duke qenë se rrymat e ajrit mund ta përhapin me lehtësi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individëve të dhunshëm përdoret gaz “spray” me rreze të kufizuar. Kurrsesi ky gaz neuroparalitik nuk mund të përdoret ndaj turmës, siç ishte rasti i sotëm! Kjo është e paligjshme! Qytetarë paqësorë, gazetarë, kameramanë përjetuan të vjella, turbullim të pamjes, bllokim të frymëmarrjes, kollë, teshtima, pengesa në gëlltitje, verbim të përkohshem, dhimbje… Ishte vërtet dramatike”, shton Panariti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY