Pas reagimit të Donald Lu, Prokuroria paralajmëron ankimin për lirimin e Lulzim...

Pas reagimit të Donald Lu, Prokuroria paralajmëron ankimin për lirimin e Lulzim Berishës

51
0
Shares

Organi i akuzës, ka bërë të ditur sot, se do të ankimojë lirimin e të njohurit si ish-kapo i ish-bandës së Durrësit.
Burime nga Prokuroria, bënë të ditur se do të ankimojnë në Gjykatën e Lartë, vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, e cila i dha lirinë Lulzim Berishës.
Reagimi i Prokurorisë erdhi pas reagimit të ashpër, sot, të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Një vendim i tillë, sipas ambasadorit amerikan, përveç se është i papranueshëm, njëherësh është tregues i funksionimit në mënyrë të korruptuar nga ana e gjykatave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY