Të lënduar nga gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës, Ministria e Shëndetësisë...

Të lënduar nga gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës, Ministria e Shëndetësisë jep shifrat

154
0
Shares

Protesta po vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa policia vazhdon të hedhë gaz lotsjellës për të përçarë protestuesit. Shumë prej tyre nuk janë ndjerë mirë dhe vijon të ketë qytetarë të shtrirë në rrugë të cilët kanë humbur ndjenjat si pasojë e asfiksimit.

Ndonëse nuk dihet ende numri total i të lënduarëve, burime nga Ministria e Shëndëtësisë konfirmojnë vetëm 6 persona të lënduar.

Deri tani raportohet se janë plagosur 6 persona, 4 qytetarë dhe 2 efektivë policie.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz. Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT. Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.

LIVE

LIVE – Protesta kombëtare

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 16 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY