Lirohet i dënuari me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit

Lirohet i dënuari me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit

754
0
Shares

Eshte liruar nga burgu edhe pse ishte i dënuar më burgim të përjetshëm.

Vrau Naim Zyberin në 1997, lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm  Gerd Gjinerarit

Ndaj tij mësohte se është dhënë dënimi “Liri me kusht”.

Gjinerari bashkë me Arben Grorin vranë në Itali në 1997, Naim Zyberin dhe për këtë u dënua nga gjykatat.

Por ende nuk dihen detajet e lirimit të Gerd Gjinerarit.

Ndërkohë që Report Tv pretendon se disponon dosjen e lirimit, në të cilën thuhet se është përdorur e njëjta procedurë si me vendimin për Dajtin.
Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.

Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY