Shtypi grek ka publikuar disa përgjime të mafias shqiptaro-greke që vepronte brenda burgut të Koridhalos.
Autoritetet kishin regjistruar përgjime telefonike të anëtarëve të bandës që ndodheshin brenda burgut, prej të cilave zbuluan përfshirjen e tyre në shumë aktivitete kriminale.
Bëhet fjalë për fragmente të përgjimeve që janë botuar në mediat greke. Mes të cilave është edhe ajo e vrasjes së avokatit grek, për të cilën është arrestuar njëri prej vrasësve shqiptarë, kurse i dyti është në kërkim.
Në telefonatën e bërë nga burgu i Koridhalos më 8 Janar për në zyrën e avokatit grek, një prej anëtarëve të organizatës kriminale lëshon kërcënime direkt dhe fjalë ofenduese.
DIALOGU 1/
Telefonata nga burgu: -Zoti ..X.. është aty?
Sekretarja: Jo, nuk është këtu. Çfarë do të donit?
Telefonata nga burgu: -Jepi këtë mesazh. Do t’i q*****. Jam ..X.. dhe do t’i pres kokën si të pulës. Kështu thuaji…
Sekretarja: Çfarë janë këto që thoni?
Telefonata nga burgu: -Ato që dëgjove. Jam L…., telefonoj nga burgu i Koridhalos. Më dërgoi policinë, do t’i q****.
Sekretarja: Çfarë po thoni?
Telefonata nga burgu: –Merre ..X.. dhe thuaji do ta rrjep si pulë.
Sekretarja: Nuk ju ka dërguar asnjë polici.
Telefonata nga burgu: -Dhe mua do më ktheni paratë e mia. 7 mijë Eurot që më keni ‘ngrënë’.
Në dialogun e dytë të publikuar më poshtë, është biseda mes dy anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Ata bisedojnë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako brenda burgut të Koridhalos. Njëri prej ‘kapove’ të organizatës, i cili ndihej i ofenduar nga Bako, i thotë anëtarit tjetër të bandës që shqiptarin duhet ta kishte vrarë brenda qelisë dhe jo në korridorin e burgut.
DIALOGU 2/
-Të thashë 100 herë që ta bëjë brenda qelisë së tij.
-Nuk bëhej. Si ta bëja brenda qelisë së tij kur ai më shikonte. Prita që të kthehej ..X.. dhe nuk munda të nxirrja thikën. Gjeta mundësinë përpara dorës, sapo u kthye e godita në qafë.
Në dialogun e tretë, një prej shqiptarëve të kësaj organizate flet me një avokat të përfshirë në afera, për paratë që duhen për të kthyer në Shqipëri trupin e një viktime.
DIALOGU 3/
Telefonata nga burgu: -Mund të gjejmë para për të dërguar trupin në Shqipëri?
Avokati: Të shoh.
Telefonata nga burgu: -Edhe unë do shoh. Po flas dhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë, sepse duhen 2600 Euro që të dërgohet kufoma në Shqipëri, dhe duhen 1 mijë Euro të tjera që duhet t’i japim ..X.. Të merremi tani pak me ..X..
Avokati: Të shikojmë, nuk të premtoj asgjë për këtë.
Sipas Ministrisë greke të Drejtësisë, vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhura ndërmjet tyre. Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafeiropoulos, në Tetor 2017.
Për atë u vunë nën akuzë Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekocja, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe u shfaq në një grabitje argjendarie në Athinë, në fillim të këtij muaji. Hetimet e kryera nga shërbimi anti-terror, u intensifikuan pas vrasjes së Arbër Bakos, më 14 Janar 2019. /tvklan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/