LAJMI I FUNDIT/ Policia kontrolle në banesat e gjyqtarëve që ulën dënimin...

LAJMI I FUNDIT/ Policia kontrolle në banesat e gjyqtarëve që ulën dënimin për Dritan Dajtin

159
0
Shares

Policia ka zhvilluar një aksion blic, duke bërë kontrolle në banesat e gjyqtarëve që dhanë vendimin për uljen e dënimit të Dritan Dajtit.

Burimet bëjnë të ditur se kontrollet në banesat e gjyqtarë janë kryer nga forcat speciale të policisë me vendim gjykate.

Tre ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dorëzoi në KLGJ, kërkesën për fillimi i hetimit disiplinor për gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikotli dhe Petrit Aliu.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një deklarate për mediat informoi publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli nënvizon se do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY