Vrasja në Tiranë, zbulohen detaje të reja. Autori dhe viktima kishin pasur...

Vrasja në Tiranë, zbulohen detaje të reja. Autori dhe viktima kishin pasur konflikt që në…

707
0
Shares

Detaje të reja janë mësuar për krimin e rëndë të ndodhur sot mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë një konflikt i hershëm për pronën mes Liries dhe kunatit të saj, Dashamir Xhepa, i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen.

Më tej bëhet me dije se konflikti mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj Dashamirit ka nisur që në 2008.

Sipas informacioneve të policisë, Lirie Xhepa është qëlluar me tre plumba dhe është gjetur e hedhur në disa shkurre. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa nuk kanë arritur ta identifikojnë pasi kishte plagë edhe në fytyrë.

Viktima merrej me blegtori, dhe së fundmi kishte nisur punë pranë një fabrike këpucësh. Policia po vazhdon punimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY