Videoskandali i policit, dëshmia në gjyq: Nuk di ta përdor celularin

Videoskandali i policit, dëshmia në gjyq: Nuk di ta përdor celularin

195
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka shpallur moskompentencën për rastin me policin dhe videoskandalin ku ai kryente veprime të turpshme.  Çështja i ka kaluar gjykatës për të mitur duke qenë se denoncimi lidhet me të mitur.

Prokuroria kërkoi burg me afat 30 ditë deri në paraqitjen e provave, e me sa duket Berhan Bajrakurtaj do rri në burg deri sa të ketë një vendim.

Vetëm Bajrakurtaj ka mohuar në gjyq se ka ngacmuar një të mitur. Ai ka thënë se celularin e ka pasur në servis dhe se nuk di ta përdor mirë.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”, ka thënë polici.

Avokati i Bajrakurtaj, Xhelal Kraja kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.

Kujtojmë se videot ishin të realizuara nga ai vetë, teksa shihej momenti kur ai lëvizte telefonin gjatë momentit të regjistrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY