Ratifikohet protokolli për Maqedoninë në NATO, Xhaferri: Shqipëria mike besnike

Ratifikohet protokolli për Maqedoninë në NATO, Xhaferri: Shqipëria mike besnike

85
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Xhaferi mbajti një fjalim në Kuvend nga ku e cilësoi Shqipërinë si miken besnike të Maqedonisë së Veriut.

‘Shqipëria tregoi se është mike besnike e Maqedonisë së Veriut‘, tha Xhaferri. Anëtarësimi në NATO tregoi se përpjekjet tona nuk dështuan”, tha ai.

Përsa i përket, përplasjes së opozitës me Kryeministrin, Xhaferri e ka cilësuar të zakonshme, pasi me këto incidente të tilla është mësuar dhe në kuvendin e Maqedonisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY