VIDEO/’Jemi në një mort të rënies së shtetit’, Basha ofron zgjidhjen e...

VIDEO/’Jemi në një mort të rënies së shtetit’, Basha ofron zgjidhjen e vetme

100
0
Shares

Ka nisur seanca parlamentare e së enjtes, nga ku fjalën e ka marrë lideri i PD, Lulzim Basha.

Pas Kuvendi mbajti një minute heshtje për ngjarjen e rëndë në Maqedoni, situata u kthye në normalitet.

Basha nga foltorja ka folur për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, faktorë të cilët po e pengojnë në integrimin e vendit në BE.

Basha tha se pa rrëzuar këtë sistem, nuk do të ketë zgjidhje për popullin, i cili varfërohet çdo ditë më shumë.

”Këta njerëz kanë ardhur në pushtet si shprehje e një grushti kriminelësh. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të festojmë me Maqedoninë. Shqipëria nuk do ta marrë hapjen e negociatave në qershor. Mort i rënies së shtetit në Shqipëri.  Sot kemi një problem të gjithë problemeve. Të shtunën do jetë protesta më e madhe.”– tha Basha.

Gjithashtu ai ofroi zgjidhjen e vetme  për të shmangur krizën totale. Sipas Bashës, është ajo e një qeverie tranzitore me një kryeministër të pakapur nga krimi dhe zgjedhje të parakohshme.

Kuvendi i Shqipërisë  sot do të miratojë projektligjin për ratifikimin e Protokollit të NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prezent është dhe Talat Xhaferri, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

LIVE

LIVE – Nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 14 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY