DETAJE/Gruaja e pajetë në Tiranë, dyshohet se është qëlluar 3 herë me...

DETAJE/Gruaja e pajetë në Tiranë, dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri

192
0
Shares
Foto Ilustruese

Një grua është gjetur e vdekur pranë liqenit të Sharrës. Nga informacionet e para, mësohet se gruaja është vrarë me mjete të forta.

Sipas BW,  në pjesën e kokës të viktimës janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Gjithashtu pas këqyrjes se trupit janë gjetur edhe 3 plagë plumbi në trupin e viktimës dhe dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Trupi i 45-vjeçares është gjetur pranë një ferre nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY