Aksidenti tragjik me 14 viktima, Maqedonia e Veriut shpall dy ditë zi...

Aksidenti tragjik me 14 viktima, Maqedonia e Veriut shpall dy ditë zi kombëtare

153
0
Shares

Një orë para mesnatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, lidhur me tragjedinë e rëndë që ndodhi në rrugën Shkup – Tetovë, ku nga aksidenti me autobus  humbën jetën 14 veta.

Pas përfundimit të saj kryeministri Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime në adresë të familjarëve të të ndjerëve. Ai njoftoi se numri i viktimave është rritur në 14, dhe se gjashtë prej udhëtarëve janë në gjendje të rëndë.

Zaev lidhur me këtë tragjedi të rëndë tha se 14 dhe 15 shkurti shpallet ditë zie kombëtare.

Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit, e për pasojë autobusi ka dalë fillimisht në krahun tjetër të autostradës, e më pas ka përfunduar duke u rrokullisur jashtë rruge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY