“Dritan Dajti”/ Berisha: Qeveria ime e dënoi maksimalisht, Rama i lidhur me...

“Dritan Dajti”/ Berisha: Qeveria ime e dënoi maksimalisht, Rama i lidhur me të

195
0
Shares

I pranishëm në “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe çështjen e Dritan Dajtit, i cili u dënua me 25 vite burg, duke shmangur burgimin e përjetshëm.

Berisha u shpreh se ai mori dënimin e merituar kur ai ishte kryeministër, ndërsa akuzoi Ramën për lidhje me të.

“Sa i përket Dritan Dajtit ka marrë atë që meriton nga qeveria ime. Ai që ka shkruar raportet në Wikileaks nuk është më në adminsitratën amerikane. Edhe ky që më tha “burrë shteti” nuk është më aty. Ka një vlerësim atje për çdo gjë. Administrata amerikane kanë një gjë shumë të mirë, ka komunikim të lirshëm. Dhe unë flisja për të sqaruar çdo gjë. Drejtor ishte Ahmet Premçi. Ai ka drejtuar operacionin. Edi Rama ka qenë i lidhur. Ç’lidhje ka patur para 2005-ës me Shullazin dhe Dajtin? Çfarë premtimi i ka dhënë Marko Dajtit kur e mori në koalicion përballë Berishës? Ç’janë ata qytetarë që e vizitonin Dajtin në qeli si të ishte një Guru. Berisha e dënoi përjetë Lulzim Berishën. Rama dhe Dako e liruan. Aldo Bare e arrestoi Berisha, ndërsa Rama i çoi ministrin në qeli. Edhe për Kostandin Xhuvanin tha: “Do vuajë vite të gjata në burg” dhe nuk u dënua me burgim të përjetshëm. Dini ndonjë rast tjetër të vriten  4 njerëz dhe të mos dënohen me burgim të përjetshëm, përveç Dajtit dhe Xhuvanit?”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY