Berisha: Zëri i Amerikës ka publikuar vetëm majën e ajsbergut, vota është...

Berisha: Zëri i Amerikës ka publikuar vetëm majën e ajsbergut, vota është blerë masivisht!

138
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se publikimi i Zërit të Amerikës në lidhje përgjimet që tregojnë shit- blerjen e votës, është vetëm maja e ajsbergut nga ajo se çfarë ka ndodhur në vitin 2017.
I ftuar në “Byro” në Abcneës, Berisha është shprehur se zgjedhjet e vitit 2017 janë qartësisht të blera në atë masë, saqë kanë ndryshuar balancat politike.

Berisha: Cfarë ndodhi në 2017. Në raportin e OSBE-së u shkrua që mbledhja e votave u arrit në 20% të votave totale, mjafton kjo për të rrëzuar cdo zgjedhje sepse kaq tregon se nuk ka më zgjedhje të pranueshme. Megjithatë, opozita u gjet pa provat e nevojshme të këtij 20%. Kaloi koha dhe doli dosja famoze 339, tanimë jo dokumenti i opozitës, por dokument i institucioneve shtetërore, në të cilën faktohet se në Durrës, lezhë, Dibër, Elbasan, u përdorën gjerësisht bandat. Ato u përdorën jo vetëm të lidhur me kandidatin por edhe me ministrat e gjer tek kryeministri.

Dosja, ju them unë juve, edhe sot ka mijëra faqe të pazbardhura, sepse dihet që për qeverinë nuk ka ligj, nuk ka ligj për Ramën. Atëherëm, opozita ka meritën emmadhe, një mirënjohje të thellë për Zërin e Amerikës, i cili ka dhënë majën e ajsbergut të asaj dosje dhe tani, cfarë detyre ka opozita…?

Pra, sot nuk ka njeri që mund të thotë se këtu mund të bëhen zgjedhje me Edi Ramën. Nuk jam unë autori i marrëveshjes së 18 majit por jam mbështetësi i saj. Pse? Sepse…. (ndërpritet nga gazetari)

-A mendoni se ka vdekur marrëveshja?

Berisha: Absolutisht. Rama e paraqet sikur nuk ka vdekur dhe bën diversione të ulëta, por ajo marrëveshje nuk kthehet kurrë më pa ikur Rama.

-Nuk duhet parë një marrëveshje e mundshme për një qeveri tranzitore?

Kjo do të ishte një mënyrë për të varrosur plotësisht procesin zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY