Video-skandali në Shkodër/ Familjarët e policit Bajrakurti ngujohen në shtëpi…

Video-skandali në Shkodër/ Familjarët e policit Bajrakurti ngujohen në shtëpi…

1067
0
Shares

Vazhdon të bëjë bujë ngjarja e Gruemirës në Malësi të Madhe, ku specialisti i policimit në komunitet, Burhan Bajrakurti u ndalua nga policia si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një minoreneje.

Dhe ngjarje të tilla në zona si Malësia e Madhe nuk kalohen lehtë. Në Gruemirë, fshat 10 km larg Shkodrës, video e policit të zonës ka bërë bujë. Banorët e kanë të vështirë të flasin. Nga njëra anë ata e njohin si inspesktorin korrekt në punë. Por nga ana tjetër pamjet e transmetuara në media u kanë kyçur gojën.
Nga ana tjetër, stafi pedagogjik i shkollës së Gruemirës ka marrë kontakt me çdo prind dhe me çdo nxënës.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe grupi hetimor.

Ndërsa në Koplik, aty ku ndodhet shtëpia e të ndaluarit, burrat janë mbyllur brenda. Një fis prej 300 vitesh pa asnjë konflikt, e ka të vështirë të kuptojë çfarë ka ndodhur. Por më të vështirë për t’u përballur me opinionin, raporton Abc News.

Vetë i dyshuari Berhan Bajrakurti nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur ndaj tij. Nuk ka pranuar asesi të ketë ngacmuar seksualisht 15-vjeçare.
Lajmi bëri bujë pas publikimit në mediat online, ndërsa disa orë më pas policia ndaloi të dyshuarin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY