VIDEO/Situatë e tensionuar në Tiranë, IKMT-ja prish banesat, policia përplaset me banorët

VIDEO/Situatë e tensionuar në Tiranë, IKMT-ja prish banesat, policia përplaset me banorët

616
0
Shares

Një situatë e tensionuar është krijuar në rrugën ‘Dhimitër Shuteriqi’ në Tiranë pasi policia Bashkiake do të prishë banesat e 2 familjeve.

Sipas informacioneve të para, shkak është bërë projekti për zgjerimin e rrugës, çka do detyrojë familjet të lenë banesat e tyre.

Kjo si pasojë e një urdhëri të parë nga IKMT-ja që dy familjeve tiu shembet gjysma e banesës.

Makinaritë e shoqëruara me policë kanë marrë një urdhër të dytë. Ata u kanë kërkuar banorëve që të lirojnë shtëpitë brenda ditës së sotme. Vetë banorët thonë se shtëpitë do t’iu prishen pa kurrfarë lajmërimi dhe dëmshpërblimi, ndërsa janë shprehur se kanë liruar pjesën e nevojshme.

Në pamjet e mëposhtme, shikohen dy gra të cilat janë dëmtuar sipas tyre nga forcat e policisë, ndërsa blutë kanë shoqëruar dy persona në komisariat.

Live nga rruga Dhimitër Shuteriqi,Tiranë, ku dje u është urdhër 2 familjeve që nga ndërtimi i rrugës do u shembet gjysma e banesës.Ndërsa sot, u kanë shkuar makinaritë të shoqëruara me policë ku kanë marrë një urdhër të dytë që të lirojnë shtëpitë brenda ditës së sotme pasi do u shembet e gjithë shtëpia.Pa kurrfarë dëmshpërblimi, pa kurrfarë lajmërimi.Në total janë prekur 5 shtëpi deri tani.

Publiée par JOQ Albania sur Mercredi 13 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY