DETAJE/’Kam vrarë gruan, hajde më arrestoni’, detaje nga krimi, gardisti qëlloi mbi...

DETAJE/’Kam vrarë gruan, hajde më arrestoni’, detaje nga krimi, gardisti qëlloi mbi gruan 3 herë

122
0
Shares

Mëngjesin e djeshëm, kryeqyteti u trondit nga një krim i rëndë në familje. Gardisti 44 vjeçar, Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit gruan e tij 35-vjeçare duke e lënë të vdekur menjëherë. Në dëshminë e tij, 44 vjeçari tha se e kishte vrarë për shkak se kishte dyshime se ajo e tradhtonte.

Çifti kishin një vajzë bashkë, e cila është dërguar tek të afërmit e viktimës.

Por si ndodhi krimi?

Alket Arapaj është zgjuar herët dje në mëngjes dhe ka veshur uniformën e Gardës, pasi do të paraqitej në shërbim. Ka marrë pistoletën e punës, që e mbante me vete edhe në shtëpi dhe ende nuk kishte dalë nga dhoma e gjumit, kur ka nisur një debat me të shoqen, Ervilma Seferaj.

Sipas Panoramës, edhe ajo ishte zgjuar si zakonisht, për të bërë punët e shtëpisë, të përgatiste vajzën për në kopsht dhe më pas të shkonte edhe vetë në punë. Ditët e fundit mes çiftit kishte pasur debate, por dje situata është acaruar edhe më shumë. Në debat e sipër, gardisti 44- vjeçar ka nxjerrë armën e shërbimit që e kishte vënë në brez dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të gruas, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. “Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni”.

Kjo ka qenë telefonata që ka vënë në lëvizje fillimisht shërbimet e Komisariatit nr.4, që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Më pas aty kanë mbërritur edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalistë, që kanë nisur veprimet hetimore.

Ndërsa autori është prangosur duke u transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burimet thanë se në apartamentin e çiftit, është gjetur edhe arma e krimit, pistoleta e shërbimit të gardistit që ekzekutoi bashkëshorten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY