Ish-ministri denoncon: Punonjësit e administratës kanë filluar të mbledhin votat

Ish-ministri denoncon: Punonjësit e administratës kanë filluar të mbledhin votat

119
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani tregon se ka shumë njerëz që i shkruajnë duke zbuluar se ka shumë mësues e punonjës OSHEE të cilët kanë filluar punën për zgjedhjet vendore.

Manjani denoncon se si janë ngarkuar punonjës të administratës, kryesisht mësues, punonjës të OSHEE-së, apo të bashkive për të mbledhur votat.

DENONCIMI I MANJANIT:

Ka shumë njerëz që më shkruajnë në Inbox, ku raportojnë për mësues e punonjës OSHEE që po mbledhin kartat e identitetit nëpër fshatra.

Ky është sistemi i patronazhit elektoral, që Rilindja e mësoi nga modeli i Ergoganit, për kontrollin e votuesve në territor. Çdo punonjës shteti ka detyrë të markojë, ndjekë e bindë një numër të caktuar votuesish të votojnë qeverinë.

Kryetarët e punonjësit e bashkive veçanërisht janë të ngarkuar me këto detyra.

Ky është fillimi i proçesit të blerjes së votave dhe i korrupsionit elektoral.

Cilido që jep Kartën e Identitetit apo Pasaportën kuturu, njerëzve që nuk kanë punë me to, duhet të kuptojë se PO SHET VOTËN!

Po shet DEMOKRACINË!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY