VIDEO/Dalin pamjet, si polici tentoi të ngacmojë studenten në Shkodër

VIDEO/Dalin pamjet, si polici tentoi të ngacmojë studenten në Shkodër

430
0
Shares

Këtë të marte ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në “Facebook” një rast të tentativës së përdhunimit të një studenteje në fakultetin Juridik të Shkodrës nga një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Berisha i referohet mesazhit, sipas tij të nisur nga një student i këtij universiteti i cili i shkruan se prej dy ditësh një polic i veshur civil ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë.

Madje sipas tyre ka ngacmuar edhe një pedagoge të këtij fakulteti. Në një video të tyre të siguruar nga “BalkanWeb” studentët pretendojnë se efektivi është futur në tualetin e fakultetit ndërsa thuhet se ka qenë i armatosur.

Nga ana tjetër, efektivët e Shkodrës e kanë dërguar tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ndërsa për këtë ngjarje burime pranë policisë Shkodër japin një tjetër version. Sipas policisë, ndryshe nga sa pretendojnë disa studentë, efektivi i FNSH-së në momentin që ka ngacmuar një vajzë ka qenë në rrugë dhe jo brenda fakultetit. Policia mohon që të ketë pasur kërcënime ndaj vajzës duke sqaruar se efektivi e ka pëlqyer atë dhe e ka ndaluar.

DENONCIMI TE BERISHA

Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!

Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.

Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY