Ndryshim kufijve, Haradinaj: Nuk jam tregtar, toka e Kosovës nuk është mall

Ndryshim kufijve, Haradinaj: Nuk jam tregtar, toka e Kosovës nuk është mall

90
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për ‘Tempora’ nga Sonila Meço në Ora News, tha se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Haradinaj: Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.

Meço: Ju kur dëgjoni fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim…

Haradinaj: Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen.

Meço: Ju vetë jeni interesuar se nga ka buruar kjo ide?

Haradinaj: Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t’i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë.

Meço: Ne kemi dëgjuar që këto ide të artikulohen si në serbisht si në shqip…dhe kur ju i referoheni armiqtë e Kosovës janë edhe ata që flasin shqip?

Haradinaj: Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armiq i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY