Dështimi i “Air Albania”, deputeti demokrat: Vetëm show politik i Ramës

Dështimi i “Air Albania”, deputeti demokrat: Vetëm show politik i Ramës

250
0
Shares

Kompania shqiptare e fluturimeve “AIR Albania”, e reklamuar me të madhe nga qeveria dhe vetë kryeministri Edi Rama, duket se ka shkuar drejt dështimit.

Por sipas deputetit demokrat të Vlorës, Agron Shehaj, ky projekt ishte i dështuar që në fillim pasi ishte një model ekonomik i gabuar.
Sipas tij, qeveria thjesht bëri një show me këtë projekt.

“Kompania ajrore “Air Albania” ka dështuar ose më mirë nuk është krijuar kurrë. Ajo ishte një shaqje që u sajua përmes avionit e ngjyrosur me emrin “Air Albania” duke bërë të gjithë ato udhëtimet njëherë me familjarët, pensionistët dhe pastaj me gazetarët. U kthye në një dështim  të jashtëzakonshëm të qeverisë. Ishte i papërshtatshëm, ishte jashtë çdo logjike ekonomike, jashtë tregut.Të gjitha kompanitë ajrore shtetërore kanë dështuar, në Europë flasim”, është shprehur deputeti demokrat.

 Sipas Shehajt, ulja e çmimit të biletave nuk mund të arrihet nëpërmjet një kompanie shtetërore ndërsa denoncon edhe fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Pengesa më e madhe është mungesa e aeroportit. Aeroporti i Vlorës absolutisht është një nevojë e domosdoshme për Shqipërinë dhe turizmin. Por aeroporti nuk duhet të jetë një mundësi tjetër për këtë qeveri që të abuzojë dhe të vjedhë fondet dhe buxhetin e shtetit ose ti japë koncesionin e radhës klientëve të vet. Aeroporti i Vlorës mund të bëhet me një shifër shumë më të ulët se këta pretendonin që ishte 100 milion euro”, përfundon Agron Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY