Rikthehen reshjet e dëborës, qarkullohet me zinxhirë në këto akse rrugore

Rikthehen reshjet e dëborës, qarkullohet me zinxhirë në këto akse rrugore

145
0
Shares

Janë rikthyer sërish reshjet e dëborës në disa zona në Shqipëri, si pasojë e kushteve atmosferike.

Mësohet se gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore të shumta. ARRSH ka njoftuar të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.  Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.

Në rajonin verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:

Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY