E rëndë në Tiranë, punonjësi i Gardës vret gruan me armën e...

E rëndë në Tiranë, punonjësi i Gardës vret gruan me armën e shërbimit

174
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes kryeqytetin. Një punonjës i gardës së Republikës ka vrarë me armë gruan e tij.

Policia njofton se është bërë i mundur arrestimi i tij.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin Alket Arapi 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe, sqaron policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY