Ngacmimi i të miturës dhe videot e turpshme, arrestohet polici

Ngacmimi i të miturës dhe videot e turpshme, arrestohet polici

724
0
Shares

Pas videos dhe denoncimit të bërë publike në media, është arrestuar polici i cili ngacmoi seksualisht vajzën 15-vjeçare.

Arrestimi i tij është bërë pas publikimit të videos ku shihej duke kryer veprime të turpshme përmes celularit në drejtim të miturës. Arrestimi u krye pas publikimit të videos në media.

Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15- vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme. Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit.

Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.

Ne Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë qe eshte shfaqur ne videon e publikuar ne media.”– thuhet nga policia.

Nëna nuk identifikohet por pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY