Vijon përplasja, Berisha: Balla ka udhëtuar me trafikantë droge

Vijon përplasja, Berisha: Balla ka udhëtuar me trafikantë droge

162
0
Shares

Sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Shkëlzen Berishës.

Balla ka përfituar nga momenti për të bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për të pushuar çështjen në ngarkim të Sali berishës, Shkëlzen Berishës dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH.

I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës dhe gjykatës që mos përdorë makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt, Shkëlzen Berishës etj., për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ, tha Balla.

Nga ana e tij, Shkëlzen Berisha u shpreh i bindur në dënimin e Ballës, ndërsa konsideroi ironike faktin që në kohën kur e akuzonte ai udhëtonte me një trafikant droge.

Ironia është që në atë periudhë i pandehuri më akuzonte mua për udhëtime ose për lidhje me persona që unë nuk kisha asnjë kontakt. Kanë kaluar 2 vjet dhe nuk kanë provuar asnjë lidhje të vetme.  Është ironike sepse në atë periudhë, kryetari parlamentar i PS, sekretari i përgjithshëm i PS, udhëtonte me një trafikant droge nëpër rezorte, nëpër destinacione turistike të Evropës. Ky trafikant droge, Edmond Bego ka fituar 6 mln euro nga entet shtetërore. Jo vetëm i ka fituar, por i ka fituar duke mos pasur të drejtë të marrë pjesë në garë sepse ka qenë i dënuar për trafik droge”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY