‘Shuplaka e radhës’ për Ramën, nis një tjetër protestë dhe paralajmërimi për...

‘Shuplaka e radhës’ për Ramën, nis një tjetër protestë dhe paralajmërimi për grevë

598
0
Shares

Prej disa muajsh, vendi ynë është përfshirë nga protesta masive, ku ajo e cila goditi më fort qeverinë, ishte padyshim e studentëve.

Kanë qënë disa protesta për kuaza kryesore që qytetarët dhe aktivistët kanë ngritur, banorët e Unazës së Re, artistët tek Teatri apo deri tek opozita e cila ka njoftuar për protestën madhore në 16 Shkurt.

Sërish po vijojnë protestat, ku së fundmi janë minatorët që kërkojnë të drejtat e tyre. Paralel me protestat e shkurtra të opozitës, dhe minatorët kanë bërë thirrje për tu dëgjuar nga qeveria.

Mëngjesin e sotëm një grup minatorësh kanë dalë të protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit.

Ata u shprehën se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi i veçantë i punës për ta. Ata i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY