Vendimi për Dritan Dajtin, çfarë kërkon presidenti Meta

Vendimi për Dritan Dajtin, çfarë kërkon presidenti Meta

243
0
Shares

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku është ndalur tek rrëzimet e kandidaturave të tij për kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit dhe vendimin për heqjen e dënimit burg përjetë për Dritan Dajtin.

Sipas tij, asnjë prej propozimeve për KLSH, nuk ka pasur si qëllim të forcojnë shumicat, ndërsa nuk ka thënë asgjë dhe për emrin e Anastas Angjelit.

“Unë jam i bindur se të gjitha propozimet e presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, sundimin e forcimit të ligjit, dhe jo forcimin e shumicave”, është shprehur Meta.

Ndërsa për Dritan Dajtin, Meta  kërkon angazhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë për të hetuar vendimin që i anulon dënimin me burg për jetë.

“KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshem të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe hetuar çështjen në fjalë “tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY