Rezart Veleshnja “nderron mendje” per te dashuren me “4 lidhje njeheresh”

Rezart Veleshnja “nderron mendje” per te dashuren me “4 lidhje njeheresh”

518
0
Shares

Ditën e sotme aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja postoi në llogarinë e tij në Instagram disa “sories” në të cilat tregonte se ish e dashura e kishte tradhtuar.

Ndër të tjera, në “deklaratat” e tij, ai shprehej se ish e dashura jo vetëm që e kishte tradhtuar, por se kishte pasur disa lidhje paralelisht.

Por, mesa duket gjerat nuk paskan qenë ashtu si dukej. Në një video-reagim të postuar në Instagram aktori i humorit shpjegoi së nuk ishte ai që kishte hedhur baltë mbi emrin e ishit të tij.

Veleshnja pretendon se në ato momente i kishin vjedhur llogarinë e rrjetit social dhe se personave që e bënë u ka lënë Allahun e policinë.

Rezarti shpjegon:

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë faje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë.. na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY