Ngjarja e Kavajës, Balla “mendjen” tek institucionet: Pse zbuluam familjen e vajzës!

Ngjarja e Kavajës, Balla “mendjen” tek institucionet: Pse zbuluam familjen e vajzës!

150
0
Shares

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për aktualitetin politik, protestën e opozitës në 16 shkurt si dhe rastin e përdhunimit të 14- vjeçares në Kavajë.

I pyetur nëse ishte gabim publikimi i fytyrave të familjes së vajzës nga ERTV dhe minjstrja Spiropali, Balla tha se ajo ka bërë gjënë e duhur për t’i dhënë zë familjes dhe për të mos hedhur baltë ndaj institucioneve se nuk kanë vepruar.

“Ky ka qenë një rast shumë i rëndë dhe policia e shtetit në bashkëpunim më Prokurorinë ka kryer të gjitha veprimet dhe jemi në fazën që personat fajtorë duhet të vuajnë pasojat përkatëse. Duhet të nxisim për të denoncuar këto raste. Ka prirje të shumë mediave që shpesh thyejnë rregullat e privatësisë për të kapur lajmin. Spiropali ka bërë shumë mirë që pas seancës së të enjtes, ku ne na akuzuan se ishim fajtorët , por gjithçka nuk ishte e vërtetë. Familja kishte nevojë për solidaritet dhe ky solidaritet u shpreh në mënyrë të qartë nga Elisa dhe të gjithë jemi me atë familje për t’i mbështetur.

Pavarësisht prirjes për të sulmuar Spiropalin, mendoj se ajo ka bërë gjënë e duhur. Ishte e rëndësishme që ata që u përpoqën që gjoja të flisnin në emër të familjes në Kuvend, morën një përgjigje nga familja. Berisha bën statuse idioteske për këtë rast dhe le të lëmë këtë familje të rikuperojë këtë presion psikologjik. Ishte një mundësi për t’i dhënë zë asaj familje. Gjithçka u bë për të sqaruar një baltë se institucionet nuk kishin vepruar”- tha Balla.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY