Në këtë vend shpallet emergjencë kombëtare për shkak të përdhunimeve

Në këtë vend shpallet emergjencë kombëtare për shkak të përdhunimeve

107
0
Shares

Presidenti i Sierra Leones ka shpallur një emergjencë kombëtare, për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend.

Julius Maada Bio tha se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm.

Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve.

Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për kirimet seksuale.

“Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë”, Tha presidenti Bio kur shpalli emergjencën.

Ai tha se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual.

Përveç kësaj, zoti Bio tha se një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste./Voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY